PD jashtë ligjit
Përleshje me rëndim, plagosen gjashtë policë
Faqe 3-5
Aventura e dytë
NGA GAZMEND LEVONJA
Nuk kishte asnjë dyshim që Berisha dhe banda e tij do të reagonin në momentin kur vendi ndodhet në turbullimën e trazirave. Po, mënyra e papajtueshme ndaj tij dhe kaluari antikushtetues i PD, arrinte te ishin xixëllonjat e pashuar të avujve të pështjellë me sulmuj në emër të demokracisë.
Po as kësaj radhe reagimet e PD-së nuk ishin si një alternativë e mundshme në sistemin e pluralizmit shqiptar. Lideri i PDS-së konfirmon para opinionit dhe bashkësisë dhe i ashpërsim të përfshirë, duke përdorur forcën dhe kërcënimin. Në radhë të parë ne duhet të pranojmë se “me këmbë e para” hapin e radhës, i pakuruar nga egoizmi i pseudoforcave që kërkojnë me ngulëm një rrugë paqartësie dhe një mjegullnajë të papërkufizueshme.
Na këtë aspekt, për ta përkujtuar opinionin, është e nevojshme të bëjmë një krahasim me ngjarjet e djeshme që ndodhën para 8 muajsh. Atëherë nga ora 11 e paradites, njerëz të veçantë dhe të armatosur e të tipit “pa me përgjegjësi”, në atë kohë të grupuar dhe të nxitur nga rrethet e largimit nga rruga e konsensusit, filluan të urdhërojnë komandimin e turmave për të goditur njerëzit dhe institucionet. Në këtë mënyrë po organizohej një grusht antikushtetues.
Pasi kësaj edhe reagimet e PD-së do të kishin si ide të qartë bashkimin e tufës së tyre për një demonstrim force dhe për t’i kundërvënë rrjedhës së kohës që ka marrë Shqipëria në rrugën e saj euroatlantike. Duke përfituar nga rasti i vrasjes së Azem Hajdarit, ata hapin me nagulim procese të dhunshme. Një realizim i tillë nuk mund të mbetet pa dënuar dhe pa u vendosur para përgjegjësive ligjore.
Në këtë drejtim, kreu i PD-së, zoti Berisha, i ka vënë zjarrin vendit me retorikën e tij të njohur kundër shtetit. Duke krijuar klimën e mosbindjes, ai e çon vendin drejt përplasjes. Kjo nuk është opozitë demokratike, por aventurë e dytë.